Kompania kineze e elektronikës kohës e fundit mori të drejtën e prodhimit të telefonëve nën markën BlackBerry të cilët do të kenë shërbimet dhe sigurinë e kompanisë kanadeze.

Sot, në CES 2017, kompania zbuloi frytin e parë të kësaj marrëveshjeje. Një telefon i cili karakterizohet nga një tastierë fizike e cila i përket dekadës së kaluar kombinuar me popullaritetin e sistemit operativ Android.


TCL shpreson se ky kombinim do të ndryshojë kursin e rënies së telefonëve BlackBerry për tu rikthyer rritjes në 2018-tën.

“Do të krijojmë një portofol produktesh të afta të sfidojnë Apple dhe Samsung në sektorin e sipërmarrjeve,” tha Steve Cistulli, President dhe Menaxher i Përgjithshëm i TCL për Amerikën e Veriut.

Kompania do të përqendrohet kryesisht në sektorët bankarë dhe mjekësore, qeveritë Amerikane dhe Kanadeze. Më shumë detaje të telefonit pritet të vinë në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë gjatë muajit Mars. (PCWorld Albanian)

.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . TCL sfidon Apple dhe Samsung me telefonin e ri BlackBerry “Mercury” TCL sfidon Apple dhe Samsung me telefonin e ri BlackBerry “Mercury” Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!