Informacioni mbi datën e lansimit vjen nga Korea, saktësisht nga SamMobile, dhe thotë se Samsung nuk do ta lansojë celularin si zakonisht në Kongresin Botëror të Celularëve në shkurt.

Në vend të kohës së zakonshme, Samsung ka menduar ta lansojë celularin e ri në një ngjarje në Nju Jork në muajin mars, i cili nuk do të dilte në shitje më pas deri më 18 prill.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Samsung do të përdorë një divizion të tij të baterive, për të furnizuar bateri për Galaxy S8 – në mënyrë që të mos shfaqen probleme si në Note 7.

.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Zbulohet pamja dhe data e lansimit të Galaxy S8 (Foto) Zbulohet pamja dhe data e lansimit të Galaxy S8 (Foto) Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!